PAMJE/ Autostrada Kalimash–Morinë përfshihet nga bora, borepastruesit në aksion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 08:54
Autostrada Kalimash–Morinë është mbuluar nga bora, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve nga terreni, ekipet e ARRSH-së dhe borepastruesit janë në aksion për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj, duke siguruar qarkullim të sigurt për drejtuesit e mjeteve.
Në pamjet e mëposhtme, shfaqen makineritë duke punuar intensivisht për të hequr borën nga karrexhata, ndërsa autoritetet këshillojnë përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve gjatë lëvizjes në këtë segment malor të autostradës.
