Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i pavionit: Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

Shefi i Reanimacionit, Krenar Lilaj, ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka cwnuar kujdesin mjekësor ndaj pacientëve të shtruar.

Sipas tij, personi i dënuar që humbi jetën ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, i prekur nga hemorragji e rëndë, dhe vdekja nuk lidhet me mungesën e energjisë.

Lilaj bëri me dije se furnizimi me energji elektrike u rikthye rreth orës 09:45.

Pse nuk funksionuan gjeneratorët?

-Kjo nuk është pyetje që më përket mua, por instancave të tjera