Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me URGJENCË në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 09:32
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të natës në Gjorëm.
Sipas informacioneve , automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, tre të rinjtë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
