VIDEO/ Virozat e stinës, Tomini: Kujdes i shtuar ndaj personave me sëmundje kronike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 21:52
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini vizitoi sot Qendrën Shëndetësore Nr. 5 në Tiranë, ku bisedoi me mjekët mbi situatën e krijuar nga virozat e stinës.
Tomini bëri thirrje për kujdes të shtuar ndaj personave me sëmundje kronike dhe konsultim të rregullt me mjekun e familjes.
Sipas mjekëve të kësaj qendre, kryesisht pacientët vijnë me viroza respiratore të stinës, por nuk mungojnë edhe rastet me kovid.
Pacientët testohen pranë kësaj qendre për testet e kovidit, ndërsa për analiza të mëtejshme mostrat dërgohen për analizim edhe pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Tomini theksoi rëndësinë e vaksinimit, ndërsa theksoi se certifikatat e vaksinimit gjenerohen edhe përmes platformës qeveritare “e-Albania”.
