Njihuni me "surprizat" e motit për këtë të hënë

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga mot i kthjellët, por i ftohtë, si pasojë e masave ajrore kontinentale., Europa Qendrore dhe Ballkani do të kenë diell dhe temperatura të ulëta. Ndërkohë, Europa Lindore përfshihet nga reshje dëbore. Ishujt Britanikë vijojnë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Në vendin tonë mbizotëron mot i kthjellët dhe i ftohtë, me shtim vranësirash pas mesditës, më të dukshme në Veri dhe Verilindje, pa reshje. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 13°C. Era fryn verilindore deri 45 km/h, krijon në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Europa vijon nën mot të kthjellët, por të ftohtë,ne Ballkan dhe Europën Qendrore. Europa Lindore do të ketë reshje të dendura dëbore, ndërsa brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi përfshihen nga shira dhe stuhi ere. Gadishulli Iberik pritet me reshje intensive dhe erë të fortë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Masat ajrore verilindore sjellin mot kryesisht të vranët.

Reshje të pakta shiu priten në zonat qendrore dhe jugore, ndërsa në Juglindje reshje të dobëta dëbore. Temperaturat zbresin nga -4°C në 12°C. Era fryn lindore, mbi 50 km/h, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.