SHQIPËRIA NË BORDIN NDËRKOMBËTAR TË PAQES/ Myzyraj: Ftesa e kryeministrit nuk është personale, ajo ka ardhur në cilësinë e...
I ftuar në studion e OraNews, gazetari Isa Myzyraj ka folur lidhur me ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama për të qenë pjesë e bordit ndërkombëtar të paqes.
Ai u shpreh se ky bord nuk do t'i dedikohet posaçërisht vetëm luftës në Gaza por edhe konflikteve të tjera rajonale.
Teksa më tej, gazetari ka shtuar se kjo ftesë nuk vjen në cilësinë e kryeministrit si individ por si kreu i qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
“Është padyshim e rëndësishme që presidenti i SHBA, Donald Trump ka ftuar Shqipërinë për tu bërë anëtar themelues i këtij bordi. Me shumë gjasa dhe të paktën nga mediat ndërkombëtare, ato që kanë qasje në dokumente, nuk do të jetë thjesht një bord për Gazën.
Përflitet që të jetë një strukturë e qëndrueshme dhe për konfliktet e tjera rajonale. Me shumë mundësi do të jetë një organizatë bashkë me OKB , për të cilat Trump qëkur ka marrë mandatin e dytë ka shprehur rezervat e tij.
Padyshim që ftesa e Shqipërisë është një ftesë e rëndësishme dhe interesante.
Shkaktoi polemika dhe fakti që paketimi që i bën kryeministrit të Shqipërisë dhe më pas gjithë kabinetit qeveritar kësaj ftese.
U publikua nga kryeministri disa orë lajmi që ka ardhur kjo ftesë. Në deklaratën e tij, Rama tha se ka marrë një ftesë personale nga presidenti dhe këtu besoj se ka qenë gabimi i parë i kreut të qeverisë.
Sepse ftesa personale nuk i ka ardhur në cilësinë e Edi Ramës, pra i ka ardhur si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Një ftesë e cila u ka shkuar dhe dhjetra liderëve të tjerë por nuk dua ta ‘sfumojë’ rëndësinë e saj.
Por duhet të kuptohet që nuk është një ftesë personale.
Ka dhe polemika për mandatin që do te ketë Rama.”- tha gazetari Isa Myzyraj.
