Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Ata pinë verë nga 33 mijë euro, ne përmbytemi

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u drejtua sot protestuesve në sheshin para Kryeministrisë, duke bërë thirrje që mobilizimi i qytetarëve dhe aktivistëve të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lapaj kritkoi ashpër qeverisjen e Ramës gjatë 12 viteve të fundit, duke thënë se banda e tij ka menaxhuar mbi 80 miliardë euro, pa sjellë përfitime të prekshme për qytetarët. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet, ndërsa ata pinë verë nga 33 mijë euro. Fëmijët tanë ikin nga vendi sepse nuk e përballojnë dot jetën”, tha ai.