Foltorja në Laprakë/ Pyetje nga qytetarja për ligjin që prek familjen tradicionale: Kush është parlamenti që të ndryshojë këtë rregull hyjnor?

Turi i ‘Foltores’ është ndalur në Laprakë, ku Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët.

Gjatë  diskutimit publik, një qytetare pyeti ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me ligjin që parashikon bashkëjetesën për çiftet me gjini të njëjtë. Ajo shprehu shqetësimin e saj duke thënë se, sipas bindjes së saj fetare, Zoti krijoi njerëzit si burrë dhe grua. 

"Kush është parlamenti që të ndryshojë këtë rregull hyjnor"u shpreh ajo.

Shqetësimi i qytetares ishte mbi një projekt-ligj që lejon bashkëjetesën mes personave të së njëjtës gjini, duke e parë këtë si një ndryshim të normave tradicionale dhe fetare të shoqërisë.