Pasojat e motit të keq në Korçë/ Ndërprerje e pjesshme e energjisë elektrike, vijon puna për pastrimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë

Prefektura e Qarkut Korçë ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën në vend, duke bërë me dije se gjendja paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika madhore.

Sipas raportimit të OSHEE, është konstatuar një ndërprerje e pjesshme e energjisë elektrike në fiderin Frigorifer NST/Gjanç, ku aktualisht janë pa furnizim dy abonentë ruralë në zonën e Kabinës Krushovë.

Ndërsa ARRSH njofton se problematika nuk ka problematika në qarkullimin rrugor. Nga ana tjetër, po vijon puna për pastrimin nga inertet në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Njësitë vendore ndërkaq nuk raportojnë problematika të reja, ndërsa po vijon puna për neutralizimin e plotë të pikave të konstatuara më parë.

Bashkia e Maliqit ndërkohë, po punon për forcimin e argjinaturës së lumit Devoll, pas çarjes së evidentuar.

Në Bashkinë Pogradec vijon puna për pastrimin e rrugës që lidh fshatrat Osnat, Niçë, Lekas dhe Dërdushë.