"Një opozitë që se kupton ku është në raport me popullin"/ Hamataj: Edhe qeveria dhe pakica politike janë larguar nga qytetarët

Në studion e emisionit "Drejt" ka qenë i ftuar Ermal Hamataj, avokat, i cili ka folur se si qytetarët kanë humbur besim si te opozita dhe te qeveria. 

Si rrjedhojë ai ka thënë, që ndryshimi është shumë larg.

“Unë e kam e thënë diku tjetër nëse vdes opozita vdes demokracia.

Ne duhet të kemi pikërisht një opozitë që të mos shohi ëndrra por të shohi realitetin. Një opozitë ku drejtuesit e saj, ku deputetët e saj  mos të dëgjojnë çfarë thotë burri ose gruaja në shtëpi. Por të lexojnë çfarë u thonë qytetarët, kur dalin nëpër media.

Pra një opozitë që nuk e kupton dot se ku është në raport me popullin.

Një opozitë ku siç mbyllet qeveria  brenda Kryeministrisë, këta mbyllen brenda selisë së tyre.

Pra këtu të dyja palët janë larguar nga qytetari.

Qytetarët po ti shikosh e shajnë opozitën. Shajnë qeverinë. Kjo është shumë e rrezikshme sepse në atë moment që qytetari e sheh opozitën dhe qeverinë njësoj, ndryshimi është shumë larg.”- tha Hamataj.