"Jo çdo politikan është shtetar"/ Sefa: Shteti i së drejtës kërkon politikanë me integritet

Në studion e "Drejt" ka qenë avokati Indrit Sefa, i cili ka kritikuar shfrytëzimin e politikanëve mbi interesat e qytetarëve. 

Sipas Sefës, jo çdo politikan mund të quhet shtetar, pasi shtetarët e vërtetë janë ata që kanë vizion, integritet moral dhe veprojnë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

“Politika shqiptare në shumicën e rasteve e ka shfrytëzuar në mënyrë më negative të mundshme këtë marrëveshje “nën ujë”.

Pasojat që i kanë ardhur qytetarëve si pasojë e këtyre vendimmarrjeve.

Qëllimi që ne flasim këtu është që demokracia ose politika të jetë në shërbim të qytetarëve pavarësisht se ne e dimë fare mirë se këta kanë interesin e vet. Këtu dallohen politikanët oportunistë nga shtetarët.

Jo çdo politiknë është shtetar, shtetarët janë njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në kohë të vështira historike, kanë ndërtuar qeverisjen.

Për të ndërtuar shtetin e së drejtës, duhet të kesh të aftësinë morale për të pasur vizionin për të qenë në shërbim të qytetarëve." -tha Sefa.