Jola Hysaj: Kur gjykojmë nënat, po dështojmë si shoqëri

Rasti i nënës në Durrës, që kishte lënë tre fëmijët e saj në një shtëpi, pa kujdes dhe pa ushqim, ka sjellë reagime të shumta. Anëtarja e kryesisë së PD-së Jola Hysaj, në një reagim të saj, shkruan se kur gjykohen nënat, atëherë të gjithë po dështojmë si shoqëri.

Kur diskursi publik rrëshqet drejt gjykimit, moralizimit dhe paragjykimit të grave që mbajnë të vetme barrën e rritjes së fëmijëve, problemi nuk është individual. Ai është shoqëror dhe institucional.

Sepse çdo herë që një nënë vihet në bankën e të akuzuarve, pa u pyetur më parë se ku është mbështetja shtetërore, çfarë politikash sociale ekzistojnë dhe kush mban realisht përgjegjësi, atëherë dështimi është i përbashkët, shkruan Hysaj.

Reagimi i Jola Hysajt:

Kur një nënë gjykohet, shteti dhe shoqëria dështojnë. Të rritësh e vetme tre fëmijë pas një divorci dhe të gjykohesh për këtë nuk është debat publik. Është padrejtësi dhe hipokrizi.

Në vend që të pyesim ku është shteti, çfarë mbështetje reale u jep grave që rrisin të vetme fëmijët e tyre, ne zgjedhim rrugën më të lehtë: moralizimin dhe paragjykimin. Nuk po flas për kush ka bërë mirë apo keq.

Sepse asnjë debat moral nuk mund të ndërtohet mbi kurrizin e fëmijëve. Asnjë gjykim publik nuk justifikohet kur pasojat i paguajnë ata.

Në Shqipëri, shumë gra sakrifikojnë gjithçka – dinjitetin, shëndetin, jetën personale – vetëm që fëmijët ‘t’ia dalin’. Por askush nuk flet për koston njerëzore të kësaj sakrifice.

Askush nuk pyet pse barra bie gjithmonë mbi nënën dhe pse mungesa e politikave sociale fshihet pas moralit. Flasim shumë për moral individual, por heshtim për dështimin institucional.

Gjykojmë gratë, por nuk mbrojmë fëmijët. Në dy vitet e fundit kam parë dhjetëra raste të tilla. Janë qindra.
Nëna të forta dhe nëna të thyera. Të gjitha me një emërues të përbashkët: janë lënë vetëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)