VanHorn përgëzon Papajorgjin: Gjykata Kushtetuese, rol kyç për garantimin e drejtësisë për shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 16:55
Nancy VanHorn ditën e sotme ka përgëzuar Kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
VanHorn ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke promovuar luftën kundër narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.
VanHorn është shprehur në një postim se Gjykata Kushtetuese luan një rol kyç në garantimin e drejtësisë dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjet.
