VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO, shkëmben batuta dhe i përshëndet me dy gishta gazetarët

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, për seancën paraprake gjyqësore.

Siç shihet nga pamjet, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët dhe operatorët ndërsa përshëndet me dy gishta, simbol i PD-së.

Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.