Deklarata e Ramës për Kinën/ Malësia: Çudi për gazetarët, opozita e interpretoi si shantazh
Në emisionin "Drejt" ka qenë në studio gazetari Xhoi Malësia, i cili ka komentuar një aktivitet të kryeministrit Rama krah të Ngarkuarës me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn.
Ai theksoi se përmendja e Kinës nga kryeministri gjatë aktivitetit ngjalli pikëpyetje, duke e konsideruar të pazakontë.
Kjo deklaratë u interpretua në mënyra të ndryshme nga opozita, ku një pjesë e cilësoi si shantazh diplomatik, ndërsa të tjerë si një deklaratë normale.
“Ishte një aktivitet goxha i rëndësishëm po të shihje pjesëmarrësit, sepse ishte kryeministri Rama, në mes qëndronte Balluku dhe më pranë ishte e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nancy VanHorn.
Çuditërisht gjatë aktivitetit kryeministri përmendi dhe Kinën, si një aktor të interesuar për rajonin dhe një shprehje për përshtatshmërinë e deklaratave, përmendet që litari nuk përmendet në shtëpinë e të varurit.
Vjen përmendja e Kinës në një kohë pikëpyetjesh të mëdha, ka bërë çudi të gazetarët. Pamë një qëndrim përgjithësisht pa ndonjë ndjesi diplomatja amerikane.
Një pjesë e opozitës e kanalizoi si shantazh diplomatikë deklaratën e kryeministrit, një tjetër e quajti deklaratë normale."- tha Malësia.
