Xhafzotaj, Durrës/ Xhixho: Parku “inovativ” që ekziston vetëm në 3D
Erisa Xhixho
Çfarë duhej të ishte një park inovativ teknologjik në Xhafzotaj, Durrës, rezulton të jetë sot një livadh pa asnjë ndërtim real. Qëllimi i projektit, i shpërndarë me bujë nga qeveria, duket se ka qenë më shumë për përfitime fiskale sesa për zhvillim ekonomik: 46 kompani janë regjistruar në këtë “park” pa paguar asnjë taksë, duke përfituar përjashtime prej 10-15 vjetësh.
"Ky projekt, i shpërndarë me bujë nga qeveria, ekziston vetëm në 3D dhe në prezantime propagandistike, ndërsa realiteti e demaskon si një parajsë fiskale për interesa të errëta, me përfitime që devijojnë taksat e shqiptarëve larg nga investimet reale në teknologji dhe rritje ekonomike.
Ky nuk është transformim ekonomik , është një skemë abuzimi.
Është koha për verifikim në terren, hetim të pakundërshtueshëm dhe llogaridhënie para drejtësisë , jo më propagandë dhe mashtrim ndaj qytetarëve.
Shqiptarët meritojnë projekte reale, punë të vërtetë dhe transparencë të plotë" .
