Opozita përgatit protestën e 24 janarit/ Bozdo: Front i përbashkët për të rrëzuar qeverinë

Në një intervistë për OraNews ka qenë deputeti i PD, Eno Bozdo, i cili ka diskutuar për protestën e 24 janarit.
Ai u shpreh se objektivi i vetëm është të rrëzohet qeveria aktuale.

“Besoj se PD e ka të zgjidhur rrugën e saj, jo sot prej muajsh tashmë ne na takon të thërrasim në një front të përbashkët, pa dallim dhe me objektiv të vetëm, rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Kjo është ajo që ne do të bëjmë, ajo që kryetari i Partisë Demokratike, e ka theksuar veçanërisht dhe e theksoi dhe sot me fjalën e tij, ishte bashkëbisedimi me shqiptarët.

Këto ditë ne duhet t’i shfrytëzjmë për tu ulur, për të folur me të gjithë grupet e interesit, me të gjithë familjarët, për nevojën jo vetëm e pjesëmarrjes masive në protestën e e datës 24, por edhe nevojën për tu përgatitur për një protestë të vazhdueshme."- tha Bozdo.