“Po simulojnë aktivizëm”/ Gjyli: Opozita nuk duket se synon realisht pushtetin
Në studion e emisionit "Drejt" ka qenë e ftuar analistja, Arsejda Gjyli i cila ka dhënë komentin e saj lidhur me situatën e opozitës dhe se si ajo po mobilizohet në arenën politike.
Gjyli nënvizoi se po fillon të besoj gradualisht që as opozita nuk dëshiron të vij në pushtet por thjesht po tregon për opinionin publik, që janë të angazhuar në aktivizëm opozitar.
“Në optikën time ajo ishte një formë alibie, e njëjtë si zgjedhjet për Tiranën ku dolën dhe u promovuam disa kandidatë dhe pastaj zgjedhjet për Tiranën nuk u mbajtën.
Domethënë kjo ishte një lloj alibie infantile, që për të krijuar ide te opinioni publik që këtu do të ketë një qeveri teknike, ku situata është aq rëndë.
Kjo ndoshta nuk është thjesht që ne i mëshojmë një fakti dhe e besojmë dhe vetë që jemi të tillë.
Unë më shumë besoj se janë të qëllimshme disa aksione të opozitës, për të mbetur në pozitat ku ajo ndodhet.
Dhe gati gati, po filloj ta besoj që opozita nuk do të vijë në pushtet. Këtë lloj evazive dhe në ujëra të “turbullta” po mundohet ta mbajë, thjesht për të thënë që po bëjnë një lloj aktivizmi.”- tha Gjyli.
