Seman dhe Shkumbin në alarm/ Begolli: Thanasaj dhe Murriz-Kozarë zonat më të prekura nga përmbytjet në Lushnje

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë përgjegjësi i Emergjencave Civile të bashkisë Lushnje, Avni Begolli i cili ka folur rreth situatës së përmbytjeve në Lushnje.

Ai u shpreh se disa fshatra kanë qenë më të rrezikuarat nga dalja e shtratit të lumit Seman.

“Gjatë javës së fundit në territorin e bashkisë së Lushnjes, si rezultat i reshjeve të shiut, janë evidentuar ngjarje dhe problematika kryesisht në këto drejtime.

Problem ka qenë në datën dhjetë, prurjet e lumit Shkumbin dhe lumit Seman, janë dy lumenjtë që lagin territorin e bashkisë së Lushnjes. Ka pasur prurje të shtuara, përtej asaj kët kanë dalë dhe nga shtrati.

Si rezultat kanë krijuar problematika dhe prezencë të ujit në familjet dhe banesat e qytetarëve.

Në fshatin Thanasaj dhe Murriz-Kozarë të njësisë administrative Fier Shegan.

Strukturat e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Pasurisë Publike, me të gjithë asetet e tyre që prodhojnë . Këto njësi administrative dhe konkretisht në njësitë administrative Dushk, ku bënë pjesë edhe fshati Thanasaj, është ndërhyrë në banesat e qytetarëve për të bërë të mundur tërheqjen e ujit nga banesat e qytetarëve.

Në Murriz-Kozarë ishte pikë kritike e lumit Seman.”- tha ai.