LULESHTRYDHE ME “SHIJE” BALTE! Fermerët e Kashishtit: Vjosa na “rrëmbeu” miliona lek prodhim! Duan dëmshpërblim
Fshati Kashisht në Fier është një prej zonave ku fermerët janë fokusuar në kultivimin e luleshtrydhes, por përmbytja e fundit thonë se u solli dëme të mëdha. Thonë se po tentojnë të shpëtojnë cc’të mundin, ndërsa dëmshpërblimet i shohin si mundësi të vetme që këtë vit të mos falimentojnë
Kështu po i pastrojnë luleshtrydhet e mbuluara nga balta e përmbytjeve fermerët në Kashisht të Fierit!.
Uji me presion largon llumin e vërshimit të Vjosës, por njëherësh dëmton edhe bimët, por sipas kultivuesve është e vetmja mënyrë që ende të kenë mundësi për të vjelë prodhim.
Rrezik më vetë tashmë ngricat që pasuan vërshimet, për shkak të rënies së temperaturave.
Me llogari pa laps e letër, flasim për miliona të humbura.
Këta fermerë thonë se verifikuesit e dëmeve ende nuk u kanë shkuar në sera, ndërsa dëmshpërblimin e premtuar nga kryeministri e cilësojnë të vetmen mundësi për të shmangur falimentimin.
Më të vjetrit thonë se përmbytje të përmasave të tilla nuk mbajnë mend që nga viti 1971.
Për situatën fermerët E Kashishtit fajësojnë ndërtimin sipas tyre pa kriter të argjinaturave dhe ngushtimin e shtratit të lumit pranë urës së Autostradës Fier- Vlorë.

