Dëbora zbardh Kukësin/ Nënkryetari Domi: Ja dolëm për t'i kthyer rrugët e aksesueshme

I ftuar në një lidhje direkte me studion e Ora News ishte Abdullah Domi, nënkryetar i Bashkisë Kukës, i cili foli mbi problematikat e qytetit dhe situatën aktuale.

“Sot nuk ka reshje dhe as dje reshjet nuk kanë qenë aq masive.

Në zonat e larta ka pasur reshje dëbore, të cilat fillimisht na vunë në vështirësi, por mendoj se ia dolëm t’i bëjmë rrugët të aksesueshme. Sot rrugët janë të hapura dhe autoritetet kanë bërë të mundur që lëvizja të jetë normale në këto zona”, u shpreh Domi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: