EMRI+VIDEO/ Policia "i fik dritat" shtëpisë së barit në Sarandë, prangoset 30-vjeçari, arratiset shoku i tij
Finalizohet operacioni i koduar “Green flat” në Sarandë, ku shërbimet e rendit zbuluan dhe goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Si rezultat, u sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg kanabis të përpunuar, pajisje elektrike për kultivim dhe tharje, si dhe automjet dhe celularë.
Në flagrancë u arrestua Enea Pitaku, 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, M. Q., 26 vjeç, nga Korça.
Po ashtu, janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë për shpërdorim detyre, pasi pajisjet elektrike për kultivimin e bimëve shfrytëzoheshin me lidhje të paligjshme.
Operacioni është rezultat i verifikimeve disa-javore dhe bashkëpunimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë dhe hetimin e plotë të rastit vijon.
