Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social vendos “fatin” e tyre

E trishtë ishte historia e 3 fëmijëve, të cilët prej tre ditësh qëndronin mbyllur në banesën e tyre, pa praninë e nënës së tyre. Denoncimi për rastin në fjalë, nga Durrësi, erdhi nga ish-vjehrra e nënës së fëmijëve.

Aktualisht, Blerina Basha, ndodhet bashkë me tre fëmijët e saj në spitalin e Durrësit, ku të miturit i janë nënshtruar vizitave dhe analizave, ndërkohë që sot Shërbimi Social do të vendosë për fatin e vogëlushëve, më i madhi 12 vjeç dhe me i vogli 5.

Sot rreth orës 10:00, Shërbimi Social pritet të marrë një vendim lidhur me historinë e 3 fëmijëve, për të nisur procesin mbi heqjen apo jo të kujdestarisë së nënës, e cila akuzohet për braktisje.

Sipas informacioneve, nëna me tre fëmijët ndodhen në spitalin e Durrësit, konkretisht në repartin e pediatrisë, ku po qëndrojnë në pritje të vendimit zyrtar.

Burimet bëjnë me dije se përfaqësues të Shërbimit Social pritet të paraqiten në repartin e Pediatrisë, ku do të shqyrtojnë rastin dhe do të përcaktojnë hapat e mëtejshëm lidhur me kujdestarinë e tre të miturve.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të bëhen të ditura pas vendimit zyrtar të institucioneve përkatëse. Sakaq, mësohet se sot do të paraqitet në spital, edhe babai i të miturve, që ndodhet në Itali./BW

Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social