Seanca në GJKKO/ Malltezi proteston me fotot e pronës së lënë për gjimnaz, ia falën ...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka shkuar në GJKKO gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet në ketë gjykata pas akuzave politike ndaj tij se ka marrë pronën e tij.
Ndërkohë që në hyrje të institucionit ai ka paraqitur simbolikisht për mediat disa foto që shpjegojnë se si Edi Rama mori tokën që Familjet tiranase kishin lënë për një gjimnaz për lagje dhe ja dha me disa VKM njëra pas tjetrës drejtuesit të medias Report TV, Carlo Bollino, një shërbëtor i bindur i kreut te qeverisë.
DISA NGA PARASHTRIMET E MBROJTJES
Klodiana Gjyzari, avokate e Sali Berishës: Baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, në vlerësimin tonë prokuroria nuk e ka kompetencën për analizimin e kësaj baze pasi ka qenë kompetencë analize e brendshme, pjesë e sistemit juridik të brendshëm që bëhet nga kushtetuesja mbi një ankim të mundshëm. I përket planit politik që është votuar nga zgjedhësit.
Të na thuhet cili veprim konkret i zotit Berishës ka shkelje, organi i akuzës nuk ka dhënë asnjë sqarim. Mungon vepra penale. Është detyrë e prokurorisë të paraqes prova. Nuk e ka përmbushur detyrimin e saj objektive dhe subjektive për të paraqitur se cilat janë shkeljet.
Nga sa e ka ngritur akuzën prokuroria së pari ka gjetur fajtorin, më pas faktin penal. Por ndërkohë procedura ligjore parashikon që fakti të çon tek autori. Si u ushtrua ky pushtet që kishte Berisha? Veprimet që ka kryer për t’iu përgjigjur kërkesave të Bektashit, ose detyrave që sipas prokurorisë, Bektashi i paska caktuar Berishës.

