MAKINACIONET/ Akuzat e pabaza të Erion Veliajt ndaj Drejtorisë së Burgjeve: I burgosuri u lajmërua, por nuk ka pranuar të dalë nga qelia
I burgosuri për një sërë veprash të rënda penale, Erjon Veliaj, njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, i arrestuar prej shkurtit të një viti më parë duket se po përdor çdo makinacion për shtyrë gjyqin që po zhvillohet në GJKKO.
Seanca e fundit, e cila u zhvillua me 5 Janar u shty, pasi sipas Veliajt dhe avokatëve mbrojtës, Drejtoria e Burgjeve nuk erdhi në kohë dhe refuzoi të dalë nga qelia.
“Ora News” ka mësuar se efektivët e Policisë së Burgjeve kanë lajmëruar informacionin e Burgut të Durrësit rreth orës 07:55 minuta, duke lajmëruar se janë nisur për të marrë të paraburgosurin Erjon Veliaj.
Telefonata e dytë, sipas burimeve, është bërë rreth orës 08:30 minuta duke lajmëruar sërish se për shkak të ngarkesës në rrugë që mund të shkojnë me pak vonesë.
Sipas verifikimeve rezulton se furgonat e Policisë së Burgjeve kanë qenë në oborrin e Burgut të Durrësit rreth orës 08:40.
Por sapo kanë mbërritur në institucion, Erion Veliaj ka refuzuar të dalë nga qelia.
Lëvizjet e tij tregojnë se Veliaj nuk e ka vullnetin për të zhvilluar seancën, e ndërsa sa herë që jepet mundësia para përgjegjësisë vendos herë prokurorin, gjyqtarin dhe tashmë Drejtorinë e Burgjeve.
Sipas verifikimeve rezulton se dosja “Veliaj” ka mbetur në seancë paraprake ku deri më tani 10 seanca janë shtyrë, e ndërsa gjyqi i radhës është lënë më 19 Janar.

