Nis përforcimi i argjinaturës për të parandaluar përmbytjet në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 21:59
Në fshatin Fitore ka nisur përforcimi i argjinaturës, si një masë për të parandaluar hyrjen e ujërave të lumit në zonën e banuar. Kjo pasi situata paraqiste rrezik të lartë për banorët e fshatit dhe banesat e tyre.
Kjo ndërhyrje po kryhet nga Bashkia, Bordi i Kullimit, në koordinim me Prefekturën. Me anë të kësaj synohet stabilizimi i argjinaturës dhe shmangia e përmbytjeve të mundshme. Ekipet janë në terren duke punuar dhe monitoruar situatën.
Autoritetet bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë në kohë. Kjo për të garantuar sigurinë e banorëve të fshatit Fitore si dhe për të shmangur dëmet që mund të vijnë si pasojë e kësaj situate.
