Durrësi “noton”, Bego: Banorët e ish-Kënetës duhet ta dinë se do të përmbyten gjithmonë. Shteti s’duhej t’i kishte lejuar ndërtimin e banesave aty

Eksperti i Mjedisit, Ferdinand Bego në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” jep arsyet pse kemi këtë nivel të lartë përmbytjesh në vend sa herë kemi reshje intensive shirash.

Dhe sipas tij arsyeja është një dhe e vetme, kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të natyrës nga ana jonë si qytetarë, por edhe e shtetit si garantues i sigurisë dhe i masave për parandalimin e pasojave që shkaktojnë reshjet e dendura të shiut dhe lumenjve të rrëmbyeshëm të vendit.

Duke folur për situatën në Durrës, Bego e ndau përgjegjësinë në dy anë sa i përket zonës së ish-Kënetës.

“Nga njëra anë kemi shtetin që ka përgjegjësinë e tij që i ka lejuar ata banorë të ndërtojnë banesa dhe biznese aty ndër vite.

Nga ana tjetër, ata banorë duhet të ndërgjegjësohen se jetojnë në një zonë ekstremisht të rrezikshme sa i përket pushtimit të tokës nga uji.

Ata duhet ta dinë tashmë se do të përmbyten gjithmonë sa herë të ketë reshje, kështu që duhet të mendojnë diçka ndryshe”, u shpreh ndër të tjera eksperti i mjedisit, Ferdinand Bego.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E MJEDISIT, FERDINAND BEGO