Moti apokaliptik dhe dëmet e tij/ Boja: Fatura e përmbytjeve bie mbi buxhetin kombëtar, buxhetet lokale nuk mjaftojnë
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë ish këshilltarja e Këshillit të bashkisë së Durrësit, Morena Boja e cila ka folur për dëmet e shkaktuara nga përmbytje dhe se kujt do t'i bie përgjegjësia e dëmshpërblimeve.
"Dëmet janë shumë të larta qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike por edhe nga ana sociale për banorët.
Fatura më e lartë si për qytetarët dhe si për buxhetin e shtetit sepse siç ju e përmendët numri i banesave të siguruara është relativisht i ulët.
Kështu që shteti nëpërmjet programit të dëmshpërblimit, duhet t’i dëmshpërblejë.
Por duke qenë diçka e paparashikuar, pa një buxhet të mjaftueshëm të parashikuar për shpenzimet për 2026, kjo gjë do të sjelli dhe efekte dhe pasoja ekonomike.
Barra në fakt bie më shumë mbi buxhetin kombëtar, sepse buxhetet lokale të parashikuara për këto lloj situatash janë të papërfillshme, nuk kanë asnjë lloj impakti dhe nuk shërbejnë për asgjë.“-tha ajo.
