Rikthehet pas 10 vitesh/ Nga sot lejohet gjuetia në Shqipëri
Gjuetia në Shqipëri do të lejohet sërish, pas pothuajse 12 vitesh ndalim, por nën një kuadër të rreptë ligjor. Ligji i ri për gjuetinë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon rikthimin e aktivitetit vetëm në zona të caktuara, me kontrolle strikte dhe penalitete të ashpra për shkelësit.
Pas pothuasje 12 vitesh Gjuetia në Shqipëria do të jetë sërish e lejuar, por me rregulla strikte.
Ne fletoren zyrtare eshte botuar ligji per gjuetine qe i hap rrugen rikthimit te ketij aktivtieti vetem ne zona te caktuara.
Gjuetia do të lejohet vetem për shqiptarët mbi 25 vjeç, të pajisur me leje arme, certifikatë gjuetari pas testimit dhe leje gjuetie të vlefshme.
Për herë të parë testimi i gjuetarëve formalizohet mbi bazën e një manuali zyrtar që përfshin njohuri mbi faunën ligjin, armët dhe metodat e lejuara të gjuetisë
Ligji parashikon menaxhim më të rreptë të zonave të gjuetisë, të cilat do të jepen me qira përmes konkurrimit publik. Kontratat do të përmbajnë detyrime të qarta për investime, mirëmbajtje dhe zhvillim, ndërsa statusi i zonës së gjuetisë mund të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, zhvillimit rural, keqpërdorimit apo moszbatimit të kontratës nga qiramarrësi.
Një risi tjetër ne ligj eshte se gjuetaret duhet te bejne pagese per tarifen per perdorimin e zones se gjuetise, tarifen e lejes dhe pagese për çdo kafshë të vrarë. Çdo gjah duhet të deklarohet dhe regjistrohet, ndërsa ndalohet nxjerrja e tij nga zona në rast dyshimi për sëmundje. Ne te kundert per kete rast parashikohet nje gjobe qe varion nga 100 mije leke deri e 260 mije.
Ligji vendos ndalime të qarta për përdorimin e metodave që dëmtojnë mjedisin, si helmet, kurthet, dritat artificiale, pajisjet elektronike, automjetet dhe armët automatike.
Gjuetia lejohet vetëm gjatë sezonit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, vetëm gjatë ditës dhe jashtë periudhave të riprodhimit apo kushteve ekstreme natyrore. Speciet e mbrojtura, përfshirë shqiponjën, përfitojnë mbrojtje të plotë ligjore
Pjesa më ndëshkuese lidhet me masat administrative. Gjobat për shkeljet e rënda, si gjuetia e paligjshme, mungesa e lejes apo përdorimi i mjeteve të ndaluara, variojnë nga 500 mijë deri në 1.3 milionë lekë, ndërsa parashikohen edhe konfiskime armësh, heqje licencash dhe ndalim i ushtrimit të aktivitetit
