"Problemi lidhet me sasinë e ujërave"/ Kacani: Durrësi deri në 2020 ka pasur dy grykëderdhje të njëhershme të qarkullimit të ujit
Urbanisti Artan Kacani në një lidhje direkte për "Ora e Betit", i cili ka folur lidhur me sistemin e kanalizimeve në Durrës dhe ka dhënë një analizë urbanistike të qytetit.
Ai u shpreh se problemi lidhet drejtpërdrejt me sasinë e ujërave.
“Problemi lidhet drejtpërdrejt me sasinë e ujërave. Deri në vitin 2020 qarkullimi i ujërave ose derdhja e Porto Roman-it kishte dy grykëderdhje të njëhershme.
Njëra ishte kanali i kodrës, i cili mblidhte ujërat e vërshimit mbi kodër dhe dhe shkarkonte drejtpërdrejt në Porto Romano.
Kanli tjetër është kanali i hidrovoreve me degëzim të dedikuar dhe kanali i tretë ishte kanali në kodrën e Shëna Vlashit.
Të tre këto kanale janë kanalet kryesore që janë adresuar që në vitin 1925 nga inxhinieri Luiggi Luiggi, për të bërë qytetin e Durrësit një ishull.
Sepse qyteti i Durrësit, siç po e thojnë të gjithë, është një qytet nën ujë.
Qyteti i Durrësit ka pasur gjithmonë limitet e veta të zhvillimit urban.
Kjo është arsyeja numër një pse, Tirana është bërë kryeqytet sepse Durrësit nuk mund të krijojë zhvillime më tej.
.....
Diktatura ka marrë vendime drastike për qytetin e Durrësit, duke e kthyer në një qytet industrial.
Atë gjë kanë mbylluar grykderdhjet, më tepër i ka lënë jo në funksion të vetë bujqësisë.
Diktatura dështoi kujtojmë se sepse kishin mision që ta kthenin në tokë bujqësore. Kishin mision që të bënin një sistem kullimi, të hiqnin kripën, ishte një mision më tepër kooperativist.”- tha Kacani.
