Elbasan/ Përmbyten tokat bujqësore në Jagodinë dhe Muriqan, uji rrethon banesat

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në disa zona të Elbasanit, ku fshatrat Jagodinë dhe Muriqan po përballen me përmbytje të tokave bujqësore dhe vështirësi për banorët.

Për shkak të bllokimit të kanalit kullues, sipërfaqe të mëdha tokash janë nën ujë, ndërsa disa banesa janë të rrethuara dhe të izoluara. Banorët thonë se uji ka depërtuar në parcela dhe në disa raste ka hyrë edhe nëpër shtëpi.

Ata shprehen për mediat se situata nuk lidhet thjesht me reshjet, por me mungesën