RESHJET INTENSIVE/ Fadromat në argjinaturën e Çervenit, nis riparimi i segmenteve të rrezikuara nga dalja e Vjosës (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 19:07
Emergjencat civile të bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi jane duke monitoruar ne terren situatën e krijuar nga reshjet.
Ata janë përqëndruar përgjatë argjinaturës së Çervenit ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.
Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante.
