DËMET! Shoferët shpëtojnë nga rrëshqitjet në rrugë! Vjosa në pikën kritike! Ushtria rikthehet në Obot të Shkodrës (FOTO+VIDEO)
Rrëshqitjet e dherave dhe vërshimet e ujërave izoluan disa fshatra në Pogradec, Korçë e Vlorë, duke bllokuar rrugë, dëmtuar banesa dhe rrezikuar banorët. Në Shkodër u rikthyen mjetet e ushtrisë për shkak të përmbytjeve, ndërsa autoritetet thonë se po marrin masa për menaxhimin e situatës në të gjithë vendin.
Kjo makinë po udhëtonte në rrugën që lidh fshatin Dardhas me Pogradecin, kur asfalti u ça dhe rrëshqiti si masiv, duke e lënë mjetin të bllokuar në këto kushte që shihni.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por fshati mbeti i izoluar nga rrëshqitja që lëvizi edhe varrezat.
Drejtuesi i një makine që udhëtonte në aksin Qukës Qafë Plloçë ishte po ashtu me fat, pasi i shpëtoi një rrëshqitje dherash e inertesh.
Këto pamje ndërkohë vijnë nga fshati Rrëmej po në Pogradec, ku rrugën ngjanin si lumenj nga vërshimi i ujërave pas reshjeve intensive që përfshinë zonën
Uji rrethoi disa banesa e mbuloi toka edhe në Korçë.
Rruga Kotë-Sevaster në Vlorë po ashtu pësoi rrëshqitje

Dy shtëpi në fshatin Vajzë ku jetojnë të moshuar janë tashmë të pabanueshme
Vjosa ndërkohë nisi të reflektojë reshjet në Greqi e gjithë zonat e jugut ku kalon dhe arriti nivele kritike pranë Urës së Mifolit. Banorët e fshatrave përbri janë janë paralajmëruar për rrezikun.

Në Rrugën e Obotit në Shkodër u rikthyen makinat e ushtrisë, pasi mjetet e tjera nuk mund të lëvizin për shkak të nivelit të ujit. Dhjetra hektarë tokë janë përmbytura

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, ndërsa inspektoi rrugën e qafë Thorës të përfshirë nga dëbora, tha se janë marrë të gjitha masat për çdo situatë që mund të krijohet në vijim.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë bëri me dije se pavarësisht vonesave dhe devijimeve të detyruara fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë

