"Agjencia e Zhvillimit të Territorit, një noter dokumentash"/ Musai: Profesionistët e vërtetë urbanistë tashmë janë pensionuar
Në studion e “Ora e Betit” ka qenë e ftuar arkitektja Doriana Musai e cila ka folur se si Agjencitë e Planifikimit të Territorit tashmë janë shndërruar në sekretariate të qeverisë.
Ajo u shpreh se gjithashtu Agjencia Zhvillimit të Territorit është kthyer në një notër të dokumentave sesa një planifikues të këtyre problematikave territoriale.
“Flasim institucione por cilat janë këto institucione? Në fakt kemi disa institucione planifikuese, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në sekretariate të qeverisë.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që duhet në një far mënyrë të merret me planifikimin e riskut e të gjitha e këtyre problematikave në shkallë makro.
Edhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit këto të dyja janë thjesht noter të dokumentave sesa vërtetë planifikues që të bëjnë ato diskutime shkencore.
Është fatkeqësi sepse ne kemi një trashëgimi, kemi pasur institute projektimi të cilat kanë lënë, ne kemi një prejardhje urbanistësh dhe arkitektësh, të cilët edhe pse projektet edhe planet urbane të para 90’ ndoshta nuk përkojnë me kohën.
Të cilët ata i konsiderojmë ende si profesionistë.
Të cilët janë të pensionuar. “- tha Musai.
