Veliera nën ujë, Jorgo: U prish e gjithë zona arkeologjike për ndërtimin, dosja është voluminoze
Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” komentoi situatën hidrike në Durrës për përmbytjen e Velierës, ndërtimi i së cilës është kundërshtuar me forcë në atë kohë.
“Në atë periudhë ne e kundërshtuam fort sepse po dëmtohej një zonë arkeologjike. Në atë kohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e mbuloi me çakull dhe ne i thamë se pse nuk e zbulon këtë pjesë të zonës arkeologjike, sepse ai ishte muri i Preandorit Anastas që fillonte me Pallatin Fly dhe vazhdonte deri tek Torra Veneciane.
Dhe është skandal ai lloj pallati mbi mur, por edhe opozita ka mëkatet e veta për këtë pavarësisht se ka 21 vite Partia Socialiste që e drejton qytetin.
Dosja e Velierës është një dosje voluminoze, janë 7 fashikuj dhe janë të gjithë institucione e Ministrisë së Kulturës që kanë dhënë dakordësinë e kanë firmosur dhe nuk u dënua askush. Aty janë regjistrime dhe gjithçka por Vangjsh Dako nuk u gjykua asnjëherë për këtë, e nuk e di se çfarë bën SPAK-u”, u shpreh ndër të tjera Jorgo.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

