"Marrëdhënia jonë me tokën tashmë është me betonin"/ Softa: Çdo pikë ujë në këtë zonë të betonizuar duhet t'i gjejmë vendin

Në studion e "Ora e Betit" ka qenë inxhinieri Erion Softa i cili ka folur lidhur me përdorimin e hidrovoreve dhe betonizimit të Durrësit, i cili tashmë është përmbytur nga reshjet e rënduara.
Ai u shpreh se ndërtimi i pak kanalizimeve që janë bërë ka qenë një skemë për të kamufluar teksa nga ana tjetër është shtuar vetëm intensiteti i ndërtimit.

“Hidrovori do të thotë është pika fundore. Është valvula e fundit, e cila nëse ndodh ndonjë fatkeqësi e madhe duhet të punoj. Do të thotë që ne kemi 35 vite, e përgatisim në terren duke betonizuar pafund dhe duke shtuar sipërfaqe ndërtimi, betoni dhe shkarkime. Këto nga jetesa dhe duke mos bërë asgjë për ta përgatitur qytetin dhe për ta lënë në ato parametra që ka qenë.

Pra, kemi bërë sikur kemi shtuar disa kanalizime më tepër por në të vërtëtë në varësi të betonizimit dhe të rritjes së intensitetit të ndërtimit, kemi një situatë komplet tjetër.

Normalisht duke parë çdo lulishte dhe duke iu turrur për të bërë një pallat, në atë moment nuk kemi më asgjë me tokën.

Marrëdhënia jonë me tokën tashmë është marrëdhënia me betonin, dhe çdo pike uji ne duhet t’i gjejmë vendin.

Pra, nëse neve kemi 1 metër katrorë beton, këtij uji që bie mbi këtë beton duhet t’i gjejmë vendin.

Nuk është më çështje si do ta transportojmë ujin.”- tha inxhinierin.