RESHJET E DENDURA/ Kufizime në furnizimin me energji elektrike në Belsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 16:42
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) bën të ditur se, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, nënstacioni Kajan në Belsh ka pësuar një avari në seksionin e linjave 10 kV.
Sipas OSSH-së, avaria ka sjellë kufizim të furnizimit me energji elektrike në disa zona përreth Belshit.
Grupet e Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH ndodhen në terren dhe kanë nisur menjëherë punën për riparimin e defektit dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me energji elektrike.
OSSH bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se ekipet teknike janë në gatishmëri të plotë deri në normalizimin e plotë të situatës.
