AEROPORTI I RIKTHEHET NORMALITETIT/ Balluku: Do të vijojnë fluturimet, moti mund të shkaktojë vonesa gjatë uljes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 17:04
Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar ka njoftuar zv. kryeministrja Belinda Balluku se do të vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente.
Teksa ajo ka shtuar se situata e motit është ende e paqendrueshme, ekziston mundësia që fluturimet të vonohen ose të ketë raste shmangie të uljes së aeroplanëve.
Balluku gjithashtu tha se Shërbimet e Lundrimit Ajror janë angazhuar në rast të përkeqësimit të situatës meteorologjike.
