ARRSH "ZBRET" NË QAFË-THORE/ Drejtori Ami Kozeli në inspektim: Kemi në gjendje 130 borëpastruese, 800 punonjës në gatishmëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 16:36
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli ndodhet në Qafë-Thore për të inspektuar situatën problematike që ka ardhur si pasojë e motit.
Teksa Kozeli ka inspektuar rrugën e mbuluar nga reshjet e dëborës, ka njoftuar se për mbarëvajtjen e zonës dhe qarkullimit jan5 angazhuar 130 borëpastruese dhe 800 punonjës.
Ndërkaq, drejtori i ARRSH u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.
