Moti i keq, AKUK: Kufizim i furnizimit me ujë në Fier

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve bën të ditur se situata në rajonin e Fierit është e rënduar.

Si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Fierin janë prekur nga situata e krijuar.

AKUK thotë se për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

“Ekipet tona janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër, me qëllim rikthimin e normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur”, bën të ditur AKUK.