Obligacionet 20-vjeçare, viti 2026 nis me ulje të yield-eve
Yield-et e obligacioneve afatgjata në Shqipëri nisën vitin 2026 me rënie. Në ankandin e fundit të obligacioneve 20-vjeçare, yield-i ra në 6.72% nga 6.88% më parë, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë të investitorëve. Nga 1.5 miliardë lekë të planifikuara, kërkesa arriti 2.92 miliardë, dhe Ministria e Financave rriti emetimin në 1.725 miliardë lekë.
Likuiditeti i lartë po mban këto yield-e të ulëta, ndërsa huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm pritet të rritet pak në tremujorin e parë të vitit 2025, në 134 miliardë lekë. Megjithatë, në afat të gjatë, huamarrja në tregun e brendshëm ka shënuar rënie për shkak të uljes së borxhit publik dhe përdorimit të tregjeve ndërkombëtare.
Obligacionet 20-vjeçare janë të përshtatshme për investitorët institucionalë dhe fondet afatgjata, duke ofruar mundësi për diversifikim dhe likuiditet më të mirë në tregun dytësor. Ato u emetuan për herë të parë në janar 2025 dhe u pritën me interes të madh, duke çuar në disa ankande të mëtejshme gjatë vitit.
