“50% e popullsisë paguan sigurime dhe pjesa tjetër jo”/ Kirurgu Boçi: Të jesh i siguruar që të marrësh trajtimet e nevojshme
Në një intervistë për emisionin “Drejt” ka qenë kirurgu Besim Boçi i cili ka parashtruar rëndësinë e pagimit të sigurimeve shëndetësore pasi ato të ndihmojnë që të kemi një trajtim të nevojshëm nga mjekët, nesë rastisim në një rast emergjent.
“ Kjo është shumë e vërtetë. Neve që të arrijmë nivelin e Italisë meqë ju e përmendët Italinë, duhet që 100% e popullsisë duhet të paguaj për shëndetin. Pra, të jetë e siguruar,
Por ajo që ndodh realisht është që gati 50% e popullsisë paguan sigurime shëndetësore dhe 50% mbahet me sigurimet e këtyre që paguajnë.

Ne kemi gjysmën e popullsisë aktualisht e kemi të pazbuluar nga sigurimet shëndetësore. Ne paguajmë kusurin e atyre që nuk paguajnë sigurime shëndetësore. Nëse je në një vend europian, çdo person duhet të paguaj sigurime.
Natyrisht nëse ti ke një emergjencë dhe paraqitesh në spital askush nuk të lë që të vdesësh por ai të jep ndihmën e parë dhe për trajtime të mëtejshme duhet të jesh i siguruar që të marrësh trajtimin e nevojshëm.”- shpjegoi kirurgu Besim Boçi.
