“Tërmeti i 2019 solli dëme kolosale”/ Hamzaj: ALBSIG ka qenë “flamurtare” për të dëmshpërblyer qytetarët
Në një intervistë për emisionin “Drejt” ka folur zv. Drejtori i përgjithshëm i ALBSIG Plarent Hamzaj i cili ka treguar dobinë i të qenurit i siguruar nga një paketë sigurimi si vetë ALBSIG.
Si rrjedhojë, ai ka përmendur rastin e 26 nëntorit 2019, e tërmetit shkatërrimtar. Aso kohe shumë qytetar patën nevojë për dëmshpërblim lidhur me shtëpitë e tyre, bizneset dhe jo vetëm.
Hamzaj ka treguar se kompania ka qenë “flamurtare” për dhënien e sigurimit kundrejt qytetarëve.
Ndër të tjera, ai ka shpjeguar në tërësi se çfarë kjo shoqëri ofron.
“Shoqëria e sigurimeve ALBSIG ofron produktet e sigurimit të “jo jetës”, në 360 gradë. Që do të thotë, produkte duke filluar nga sigurimi i makinave, te sigurimi i përgjegjësive, garancive, sigurimi i shëndetit, sigurimi i pronës, i fabrikave, godinave. I të gjithë investimeve që kryejnë investitorët shqiptar dhe të huaj që operojnë në tërritorin e Republikës së Shqipërisë.
.....
Realisht, referuar ligjeve shqiptare të dyja këtë aktivitete quhen aktivitete të ndara. Pra ne kemi dy kompani që operojnë për të sigururar shëndetin në një far mënyrë. Siguria e shërbimit të jetës që merret ekskluzivisht me burimet e jetës që ka një koncept tjetër për teknikën që ofron.
....
Me keqardhje mund ta them që ne vazhdojmë edhe pas 30 vitesh treg privat sigurimesh në Shqipëri, të kemi këtë lloj perceptimi sikur ne ofrojmë vetëm sigurinë e makinave.
Sigurisht që kjo është më e prekshme. Është pjesa më e madhe e portofolit që mbledhin shoqërit e sigurimit nga aktiviteti i tyre në tregun shqiptar. Por, gjë që dua të theksoj është se shoqërit tona dhe ne si ALBSIG ofrojmë tërë gamën e sigurimeve siç e përmenda dhe mund të përmend këtu dhe një ngjarje që pati goxha impakt, psh tërmeti i 2019.
Solli dëme kolosale në ekonomi dhe në biznese private apo në shtëpitë individuale për karshi kësaj ngjarjeje, shoqëria jonë ishte një nga shoqëritë flamurtare për të dëmshpërmblyer qytetarët dhe kjo pati një impakt goxha të madh. Kjo është për t’i treguar njerëzve që nuk sigurohen vetëm makinat.”- tha zv drejtori i përgjithshëm i ALBSIG."- ka thënë Plarent Hamzaj.

