Rritet mosha e daljes në pension/ Hoxha: 65 Vjeç për burrat dhe gratë deri në vitin 2032
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 09:24
Në një intervistë për studion e lajmeve të Ora News, Kujtim Hoxha, ekspert, ka shpjeguar ndryshimet e fundit në ligjin e pensioneve. Sipas Hoxhës, në këtë skemë është parashikuar një rritje graduale e moshës për daljen në pension për gratë, me dy muaj çdo vit, deri në vitin 2032.
"Kjo do të jetë një rritje e vazhdueshme deri në vitin 2032, kur mosha për daljen në pension do të jetë 65 vjeç për të dyja gjinite" u shpreh Hoxha.
Kjo reformë ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve dhe pasojat e saj pritet të jenë të ndjeshme për individët që planifikojnë pensionimin e tyre.
Ndiqni intervisten e plote:
