Sefa: Vetëm prindi me pagën më të lartë mund të kërkojë kompensimin për fëmijët

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, sqaron në “Ora News” se çdo prind me pagën më të lartë mund të përfitojë kompensimin prej 48-milekësh për fëmijët nën 18 vjeç.

" 48 milekshi, ose 480 milekshi i vjetër është për çdo fëmijë, ndërkohë që për shpenzimet shkollore që është deri në 100 milek, pra deri në 1 milion lekë të vjetra është për të gjithë fëmijët.

Në rastin konkret bëhet fjalë për shpenzimet shkollore deri në ato universitare, pra jo për shpenzimet e universitetit po për shkollën fillore dhe atë të mesme në maksimum.

Kompesimi prej 48 milekësh është për çdo fëmijë që ka nën 18 vjeç. Duhet pasur kujdes sepse kur plotësohet DIVA, pra Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore që bëhet çdo vit, prindi që ka pagën më të lartë mund ta kërkojë këtë kompensim për fëmijët, dhe jo të dy prindërit. Pra, vetëm njëri nga prindërit mund ta kërkojë, dhe vetëm ai ose ajo që ka pagën më të lartë mund ta kërkojë këtë kompensim", u shpreh Sefa.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni linkun e mëposhtëm: