AZHBR/ Kësti i dytë i pagesave për fermerët është kryer

Kësti i dytë i pagesave për Skemat Kombëtare të Mbështetjes 2025 është kryer.

AZHBR informon fermerët se kësti i dytë i pagesave për Skemat Kombëtare të Mbështetjes 2025 është transferuar te bankat e nivelit të dytë dhe po shpërndahet në llogaritë e rreth 65,000 fermerëve përfitues. Me fondin e shtuar prej 1,960,406,000 lekësh, AZHBR ka mundësuar kryerjen e pagesave për masat 1–8 dhe falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar