ALBSIG Jetë/ Spahiu: Sigurimet e jetës janë produkte sigurimi që garantojnë mbrojtjen financiare të shqiptarëve

Në emisionin “Drejt” është intervistuar Drejtori i përgjithshëm i ALBSIG Jetë, Ervin Spahiu i cili ka shpjeguar se si funksionon kompani dhe çfarë dobie ka sigurimi i jetës në familjet shqiptare.

“Sigurimet e jetës në vetvete janë produkte sigurimi të cilat garantojnë një mbrojtje financiare për individë a për familjar në momentin e ngjarjeve të papritura. Sigurimi i jetës në vetvete ofron një stabilitet ekonomik.

Në raste aksidentesh, në raste humbje jete, në raste problematikash shëndetësore, të gjitha rastet të cilat janë të paparashikueshme.

Si pasojë, shkaqet natyrore dhe shkaqet aksidentale. Në këtë momente hyn në lojë sigurimi i jetës.

Po të marrim një familje me katër pjesëtar. Dy prindër dhe dy fëmijë, në momentin që prindërit kanë këtë sigurim jete dhe ndodh një ngjarje e papritur gjithë pjesa tjetër e familjes ka këtë garanci financiare që arrin të ndihmoj që familja të ketë njësi pa krijuar probleme ekonomike ose pa krijuar vështirësi ekonomike.

Për këtë shërben sigurimi i jetës.”- tha Spahiu.