VIDEO/ Djegia e banesës në Klos, kryefamiljari: Jemi 11 persona, mbetëm në qiell të hapur mes dimrit

Behar Musta, pronari i shtëpisë që u shkrumbua nga flakët këtë të martë, ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në nëj prononcim për mediat ai tregon se në atë shtëpi jetonin 11 pjestarë të familjes dhe se tashmë mbetën në qiell të hapur mes dimrit.

Ai thotë se në momentin e zjarrit nuk ka qënë në shtëpi dhe është lajmëruar nga një fëmijë. Nuk dihet ende se cfarë e shkaktoi zjarrin, ndërsa flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht banesën dykatëshe.

 “Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar. Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”,- është shprehur Musta për mediat.