Mësuesit, vonesa në pagesat e transportit! SPASH: Vau i Dejësit dhe Malësia e Madhe me probleme! Mësuesit kanë të drejtë

Mësuesit në disa Zyra vendore të arsimit në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe po përballen me vonesa të shumta të transportit pavarësisht udhëzimeve në VKM. Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevrus Kaptelli kërkoi angazhimin e autoriteteve për të siguruar pagesat në kohë.

Mësuesit në disa ZVA kanë denoncuar një sërë problemesh lidhur me pagesat e transportit .

Raportohet se në Vaun e Dejësit dhe Malësinë e Madhe prej kohësh nuk po zbatohen siç duhet rregullat dhe udhëzimet për mësuesit

Në një intervistë për “Ora News”, Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevrus Kaptelli, tregon se ka pasur një sërë ankesash nga mësuesit për pagesat e papaguara apo vonesat e gjata

Kaptelli thotë se sindikata ka kërkuar vazhdimisht shpjegime dhe masa konkrete, por pavarësisht kësaj ankesat duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.

Një tjetër shqetësim nga sindikata e pavarur e arsimit është mungesa e koordinimit midis administratës lokale dhe institucioneve përkatëse.

Kreu i sindikatës së pavarur të arsimit, Nevrus Kaptelli bën thirrje se kjo situatë kërkon zgjidhje të shpejtë dhe nuk duhet të injorohet.