Eliminimi i taksimit të dyfishtë, online/ DPT: Tatimpaguesit duhet të plotësojnë formularin përkatës brenda afateve
Duke nisur nga 1 janari, aplikimi për shmangien e tatimit të dyfishtë do të bëhet vetëm online. Tatimpaguesit duhet të plotësojnë me kujdes formularët dhe të ngarkojnë dokumentet përkatëse. Administrata Tatimore do të njoftojë online për ecurinë e çdo aplikimi ndersa ndryshimi pritet te thjeshtoje procedurat dhe ule kostot per qytetaret
Nga 1 janari i këtij viti, procedura për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë do të ndryshojë.
Administrata Tatimore njofton se bizneset dhe individët që përfitojnë nga kjo marrëveshje duhet të aplikojnë vetëm online, duke përdorur platformën digjitale të tatimeve E-Tax.
Institucioni bën thirrje që tatimpaguesit duhet të plotësojnë formularin përkatës elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues të kërkuar, në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi dhe aktet nënligjore përkatës.
Në njoftim administrate shton se tek formulari i të ardhurave nga biznesi duhet të plotësohen të gjitha rubrikat e detyrueshme në mënyrë që dokumenti të jetë i saktë.
Tatimpaguesi më pas do të njoftohet nga DPT nëpërmjet sistemit për çdo fazë të shqyrtimit te dokumentacionit
Rast përjashtimor për plotësimin online të dokumentacionit është vetëm rasti kur sistemi elektronik has probleme teknike.
E vetëm në këtë rast, dokumentacioni mund të dorëzohet në formë fizike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shpjeguar arsyen e pamundësisë së dorëzimit online.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve ky ndryshim për Tatimpaguesit do të kursejnë kohë, dokumente dhe kosto të panevojshme.

